Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

 
Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Saranda, Tirana e Vlora, nga 61 deri në 73 vjeç.
Ndërkohë, nga 4,279 testime të kryera, kanë dalë pozitivë me COVID 549 qytetarë.
Aktualisht në Shqipëri janë 9.178 pacientë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në dy spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, prej të cilëve 35 janë në gjendje më të rënduar.

Back to top button