Pesë vite nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë: 3,234 viktima, 276,181 raste të konfirmuara

Sot është bërë pesë vjet prej nga është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi ka treguar statistikat e vitit 2020 kur ishte COVID-19 në Kosovë deri më tani.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën 3 mijë e 234 persona në Kosovë ndërsa 276 mijë e 181 raste ishin të konfirmuara me COVID-19.

“Sot janë bërë pesë vjet nga regjistrimi i rastit të parë me COVID-19 në Kosovë. Sikurse edhe vendet e tjera të botës, edhe vendi ynë u përball me një sfidë të jashtëzakonshme shëndetësore, e cila ndikoi në të gjitha aspektet e jetës sonë. Statistikat kryesore (2020 – 2025): 2,005,790 teste të kryera për SARS-CoV-2 . 276,181 raste të konfirmuara me COVID-19. 272,947 të shëruar (98.82%). 3,234 humbje jete (letaliteti 1.17%). Ky përvjetor na kujton rëndësinë e vigjilencës shëndetësore dhe përkushtimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor në mbrojtjen e shëndetit publik. Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në menaxhimin e pandemisë dhe rikujtojmë rëndësinë e përgatitjes për sfida të ngjashme në të ardhmen. Solidarizohemi me familjet e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë COVID-19 në kujtimin për ta. Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /21Media

Back to top button