Kaloni te përmbajtja kryesore

Peshqit e lumenjve të tharë bartën në liqenet e Badovcit dhe Batllavës

Federata e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka urdhëruar Shoqatën e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë “Llapi” dhe “Krapi” që të realizojnë bartjen e rreth 3,000 kilogramëve peshq nga lumenjtë që aktualisht janë të shterur për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky vendim është marrë pas diskutimeve në Bordin e Federatës, me qëllim të shpëtimit dhe ruajtjes së faunës ujore, si pasojë e kushteve ekstreme të thatësisë.

“Peshqit do të barten dhe sistemohen në mënyrë të kontrolluar në dy liqenet rezervë: Liqeni i Badovcit dhe Liqeni i Batllavës, në përputhje me standardet ekologjike dhe udhëzimet e përcaktuara nga Federata.”

“Ky aksion realizohet me urdhër të kryetarit të Federatës së Peshkatarëve Sportivë Rekreativë të Kosovës,” thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button