​Pësoi hemoragji cerebrale, vdiq poeti Agim Doçi

Ka vdekur në moshën 76-vjeçare poeti i njohur Agim Doçi. Siç raportojnë mediat në Shqipëri,  Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT, pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Doçi ka qenë dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Po ashtu, poeti Doçi ka qenë autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare dhe fitues i mbi 50 çmimeve.

 

 

Back to top button