Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, Szunyog: I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i kënaqur për iniciativën e qytetarëve të Mitrovicës për të mbledhur nënshkrimet për largimin e kryetarëve aktual në komunën e Mitrovicës.

“I kënaqur që serbët e Kosovës po përdorin të drejtën e tyre demokratike të siguruar nga korniza ligjore e Kosovës dhe që filluan mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionet për heqjen e kryetarëve të komunave në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviq”, ka shkruar Szunyog në platformën X, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë është zhvilluar iniciativa për nënshkrimin e peticionit për largimin e kryetarëve aktual të komunave nga qytetarët e Mitrovicës./21Media

Show More
Back to top button