Kaloni te përmbajtja kryesore

Petkoviq: Një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për sulm

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, se Serbia po përgatit sulm në Kosovë, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka quajtur gënjeshtra absolute.

Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, Petkoviq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës se nuk e synon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, porse krijimin e krizës.

Ai ka thënë se Kurti po i përdor temën e Banjskës dhe veriun e Kosovës, në atë që, sipas tij, tregon qartë se kryeministri i Kosovës nuk dëshiron që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për sulm. Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi arritur në momentin që të flasim për hapa konkretë për formimi i Unionit të Komunave Serbe (USO)”, theksoi Petkoviq.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button