Petkoviq: Serbëve në Kosovë iu hiqet edhe e drejta në jetën fetare

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “popullit serb në Kosovë pasi i është hequr një sërë e të drejtave elementare të njeriut, i është hequr edhe e drejta për jetë fetare”.
“Reagimi i moderuar dhe i krishterë i Patriarkut Porfirije ndaj ndalimit të ardhjes së tij në Kosovë, i ndjekur nga lutja e tij për paqe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, edhe një herë konfirmon se sa korrekte dhe e drejtë është lufta e popullit serb për mbijetesë në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.
Kisha ortodokse serbe njoftoi se autoritetet në Prishtinë ia ndaluan Patriarkut Porfirije të vinte në Patrikanës e Pejës në prag të Krishtlindjes./21Media
 

Back to top button