Petkoviq: Shkarkimi i Ekipit Menaxhues çon në shfuqizim të Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha se vendimi për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues, i cili hartoi Statutin e Asociacionit dhe e prezantoi dje në Bruksel, është i njëanshëm dhe i paligjshëm dhe se përfundimi i ekipit çon në shfuqizimin e Asociacionit.

Siç thuhet në deklaratën e Petkoviqit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrat në qeverinë e tij nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

“Mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e Draft Statutit të ZSO-së, por ekipi drejtues ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të Asociacionit deri në themelimin e Komunitetit”, tha Petkoviq..

“Tani mendoj se është e qartë për të gjithë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin dhe se dëshiron ta shmangë këtë obligim më të rëndësishëm në çdo mënyrë”, shtoi ai.

Ai i bëri thirrje BE-së që “të ndalojë menjëherë paligjshmërinë e Kurtit”.

“Me këto lëvizje të sforcuara Kurti tregon pa mëdyshje se nuk dëshiron as paqe e as dialog. Paligjshmëria e Aljbin

“Kurtit duhet të ndalet urgjentisht nga BE-ja, sepse heqja e Ekipit Menaxhues çon në shfuqizimin e Asociacionit , dhe rrjedhimisht edhe heqjen e procesit të dialogut”, ka përfunduar Petkoviq.

Kjo deklaratë e Petkoviq vjen pasi Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi sot se ka shkarkuar kipin Menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit. Ai ka thënë pas prezantimit të drtaftstatutit në takimin e së martës në Bruksel, ky Ekip tash edhe vetë është pa status./21Media

Back to top button