Petkoviq: S’ka marrëveshje për targat

Edhe tri ditë nga nisja e shqiptimit të gjobave

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Besnik Bislimin, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Dëshiroj të mohoj me forcë publikimin e një lajmi absolutisht të rremë që është shfaqur jo vetëm në portalin e shërbimit publik serb, por edhe në programin e tyre kryesor të lajmeve, në mëngjesin e ditës, ku thuhej se mbrëmë vonë unë dhe Bislimi ramë dakord për një shtyrje për 10 muaj i vlefshmërisë së tabelave ekzistuese KM, dhe pastaj të kalohet në targa RKS”, tha Petkoviq.
Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë nga nisja e shqiptimit të masës së gjobave për ata që nuk i kanë ndërruar targat ilegale serbe në ato legale RKS./21Media

Back to top button