Petrit Vasili jep dorëheqje si kryetar i LSI-së

Dorëheqja do t’i lërë vend ristrukturimit të strukturave

Gjatë mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari Petrit Vasili, ka dhënë dorëheqjen.

Ai ka thënë se dorëheqja vjen për çështje organizimi pasi LSI duhet të jetë më aktive në opozitë.

Vasili mori këtë detyrë si i komanduar pasi Ilir Meta u zgjodh presidenti i vendit.

Dorëheqja e Vasilit do t’i lërë vend ristrukturimit të strukturave  dhe hapjen e procesit zgjedhor për kryetarin e ri të LSI./21Media

Back to top button