Petritsch: Zbatimi i Marrëveshjes çon në normalizim dhe njohje

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.

Petritsch tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i Ohrit mund të konsiderohet “një lloj progresi drejt normalizimit” të raporteve, pavarësisht se palët nuk nënshkruan tekstin e ofruar nga ndërmjetësuesit e BE-së.

Më i rëndësishmi, sipas tij, është fakti se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tregoi “hapje dhe fleksibilitet” në fillimin e shpejtë të një procesi për ofrimin e një mekanizimi të “vetëmenaxhimit” të komunitetit serb në Kosovë.

Më tej, Petritsch e cilëson të rëndësishëm faktin se në Ohër, sipas tij, BE-ja vendosi të krijojë një instrument të obligimit të palëve për të zbatuar Marrëveshjen, përmes hapjes së kapitujve për anëtarësim./rel

Back to top button