“Pezullimi i vendimit për viza mundësi reale që të ndodh”

”Fanca dhe Gjermania kanë bërë ato zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështjeve të tjera ekonomike që do të rishikohen nëse të dyja palët nuk arrijnë të sillen me përgjegjësi”.

Ky paralajmërim i dy ditëve më parë nga presidenti francez Emanuel Macron, ka ngjallur diskutimet mbi mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, nga janari i viti të ardhshëm.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se në rast të pezullimit të liberalizimit të vizave, procesi i dialogut, siç tha ajo, do të vritej. Megjithatë ajo nuk beson se një pezullim i tillë do të ndodh.

“Unë do të thosha që kjo është mënyra më efektive për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat në Kosovë që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet. Besoj shumë se as nuk do të vijë deri tek ajo punë, Kosova i ka plotësuar dhe stërplotësuar kriteret”, tha Osmani.

Por ndryshe vlerësojnë njohës të rrethanave.

Analisti Politik, sociologu, Artan Muhaxhiri, thotë për RTV21 se pezullimi i liberalizmit të vizave është mundësi reale që të ndodh në rast se Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa të gabueshëm.

“Për fat të keq është mundësi tejet realiste sepse pozicioni i Kosovës lidhet me kontributin e saj në stabilitetin e rajonit. Nëse Kosova vepron në mëyrë pozitive sa i përketë stabilitetit s’do ketë ndryshim për vizat por nëse qeveria merr hapa që do ta destabilizojnë rajonin dhe krijoj e problem të madh për agjendat euroamerikane besoj qe rishikimi i librralizimit të vizave është opsion real dhe mund të bëhet sepse ky është një kërcënim i madh”.

Në kohën kur po paralajmërohen masa të reja, Kosova tash dy muaj është nën masa ndëshkuese të BE-së.
Presidentja Vjosa Osmani, pret që pas takimeve të shtatorit në dialog të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Dakordimi i Kosovës me Bashkimin Evropian ka qenë që obligimet që dalin nga marrëveshja e Bratislavës do të jenë të mjaftueshme në mënyrë që të hiqen masat. Kjo nënkupton krijimin e bazës ligjore për mbajtjen e bazës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo do të jetë gati pasnesër më 1 shtator. E dyta kërkohet që të bëhet deeskalimi përmes reduktimit gradual të policisë, kjo e cila ka ndodhur. E treta kërkohet konstruktivitet në dialog dhe zbatim të marrëveshje, kjo që do të vijojë të ndodh përgjatë takimeve që pritet të mbahen në shtator e tutje edhe në nivel të kryeministrit dhe kryenegociatorëve. Unë pres që gjatë shtatorit, pas këtij takimi ku Kosova sërish do të ketë qëndrim konstruktiv sikurse gjithmonë, BE-ja do të konstatojë se janë plotësuar kërkesat e veta sa i përket deeskalimit dhe do të plotësohen të gjitha kushtet sa i përket heqjes së masave të cilat edh ashtu kanë qenë të padrejta dhe jo proporcionale në raport me Kosovën”.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ndërkaq vlerëson se masat nuk do të hiqen përderisa nuk mbahen zgjedhjet në veri të vendit.

“Eshtë dashur shumë kohë për t’u ndërmarrë vendimi për sanksione dhe udhët edhe një kohë për t’u marrë vendimi për largimin e masave. mnedoj që është një lloj leksioni për Kurt iqë të mos veprojë ..sepse sanksionet mund të përsëriten. BE-ja po kërkon hapa konkret dhe zotime që janë bindëse pra qeveria ka bërë një hap pozitiv në Bratislavë po kjo s’ mjafton dhe nevojiten garanci shumë më të mëdha në raport me inicimin dhe mbarvajtjen e zgjedhjeve…”

Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës erdhën pas përshkallëzimit të gjendjes në veri e cila pasoi kundërshtimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në atë pjesë të vendit./21Media

Back to top button