Pezullohet greva e minatorëve të Trepçës

Minatorët e Trepcës kanë pezulluar grevën e përgjithshme të cilën e kanë filluar ditë më parë

Kjo është arritur fal një marrëveshje mes Qeverisë dhe minatorëve, bëhet e ditur nga një njoftim për media nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Detaje për këtë marrëveshje do të bëhen të ditura në një konferencë për media e cila do të mbahet  në ora 18:00 në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në konferencë do të flasin ministri Valdrin Lluka dhe kryetari i Këshillit Grevist Shyqeri Sadik.

Kujtojmë që mbi një mijë punëtorë të “Trepçës” kishin  hyrë në grevë të përgjithshme me 9 korrik. Arsyeja e grevës ishte mospërfshirja e kërkesave të tyre në draft statutin për Trepçën nga bordi i emrëuar nga qeveria që i pergjigjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik . Minatorët thonë se ky është bord politik dhe i falimentimit. / 21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button