Pezullohet greva në arsim

Të hënën nis zyrtarisht mësimi

Këshilli drejtues i SBASHK-ut ka vendosur për pezullimin e grevës dhe ka njoftuar se mësimi do të fillojë të hënën.

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri ka propozuar për pezullimin e grevës, por jo edhe anulimin e saj. Sipas tij, greva mund të anulohet pas votimit të ligjit në Kuvend.

Kurse Rrahman Jasharaj ka konfirmuar se të hënën do të fillojë mësimi, por ka paralajmëruar se mund të fillojë greva nëse ndodh diçka e papritur, duke mos saktësuar çfarë.

Sot, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe SBASHK-u, arritën marrëveshjen për, siç thanë ata, ndërprerjen e grevës dhe nisjes së mësimit nga dita e hënë.

Sipas nënkryetares së kësaj sindikate, Vjollca Shala koeficienti nuk është rritur për 30% po rreth 20%.

Mësimdhënësit ishin në grevë të përgjithshme që nga 14 janari. Ata kërkonin të ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga.

Back to top button