Piktura e rrallë e Piet Mondrian shitet për 51 milionë dollarë në ankand

Piktura e rrallë e Piet Mondrian shitet për 51 milionë dollarë në ankand

Një pikturë e vitit 1930 nga Piet Mondrian është shitur për 51 milionë dollarë në një ankand në New York.
Një koleksionist i paidentifikuar nga Azia e bleu veprëne rrallë të artit.
Mondrian u zhvendos në Paris në vitin 1912 dhe u frymëzua nga veprat e hershme të Pablo Picasso-s dhe George Braque.
“Veprat e Piet Mondrian rrallë dalin në ankande pasi shumë prej tyre gjenden në koleksionet më prestigjioze të muzeut në mbarë botën”, tha Julian Dawes, kreu i artit impresionist dhe modern në Sotheby’s.
Puna e artistit pati ndikim të madh jo vetëm në botën e artit, por edhe në fushën e dizajnit, arkitekturës e modës./21Media 

Back to top button