Pinguini i Antarktikut udhëtoi aksidentalisht 3000 km në Zelandën e Re

Një pinguin është gjetur në brigjet e Zelandës së Re, të paktën 3,000 kilometra larg habitatit të tij natyror të Antarktidës.
Pinguini Adélie, i cili tani është quajtur me dashuri Pingu nga vendasit, u gjet i humbur në bregdet.
Harry Singh, banori lokal që e gjeti, fillimisht mendonte se ai ishte një “lodër e butë”, transmeton rtv21.tv.
Është hera e tretë që një pinguin Adelie gjendet në brigjet e Zelandës së Re.
Pamjet e pinguinit të postuara në faqen e Singh në Facebook treguan se pinguini dukej i humbur dhe i vetëm.
“Nuk lëvizi për një orë… dhe dukej i rraskapitur”, tha Singh.
Ai përfundimisht arriti te Thomas Stracke, i cili ka qenë duke rehabilituar pinguinët në ishullin jugor të Zelandës së Re për rreth 10 vjet.
Stracke u trondit kur zbuloi se pinguini ishte një pinguin Adélie, një specie që jeton ekskluzivisht në gadishullin Antarktik. Stracke, së bashku me një veteriner, shpëtuan pinguinin po atë mbrëmje./21Media

Back to top button