Pique pas diskualifikimit të Spanjës fajëson hedhjen e monedhës

 
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piqué, beson se nuk është e drejtë që hedhja e monedhës të përcaktojë se kush do ta ekzekutojë penalltinë e parë, duke pasur parasysh që ata që fillojnë të parët zakonisht fitojnë.
Italia rezervoi një vend në finalen e Euro 2020, pasi mundi Spanjën me penallti në gjysmëfinale në stadiumin “Wembley”.
“Nuk është rastësi që në katër ndeshje në EURO 2020 dhe Kupën e Amerikës fituan skuadrat që i ekzekutuan të parët penalltitë, statistikat thonë se kush fillon i pari ka më shumë mundësi dhe në një turne si ky dhe nuk më duket e drejtë që një hedhje monedhe të bën të fillosh me një disavantazh,” shkroi mbrojtësi i Spanjës në Twitter.
Alvaro Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, ndërsa Jorginho e gjuajti penalltinë vendimtare që ia siguroi Italisë finalen.
Italia do të përballet me Anglinë ose Danimarkën në finale në stadiumin “Wembley” të dielën më 11 korrik./21Media

Back to top button