Pitoni gjigant zvarritet në një veturë në lëvizje

Imagjinoni që jeni duke vozitur në autostradë dhe diçka e verdhë e madhe zvarritet në veturën e vogël përpara jush. Shtrydhet nga dritarja e , mbi çati deri te bagazhi. Duket se bëhet më e gjatë dhe më e gjatë dhe e kuptoni: Ky është një piton!
Kjo është pothuajse ajo që shoferët duhet ta kenë parë në Kinë një javë më parë. Pamjet tregojnë pitonin që tund trupin mbi pjesën e pasme të automjetit të bardhë dhe kërcënon të bjerë, transmeton rtv21.tv.
Shëtitja përfundoi në një mënyrë të rrezikshme për zvarranikun gjigant: Gjarpri ra në rrugë, por u shpëtua nga departamenti i mirëmbajtjes së autostradës./21Media

Back to top button