Pjesa e parë: Trepça ’89 në epërsi, Dukagjini e Malisheva nuk gjejnë golin

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini po barazon pa gola, 0:0, me Malishevën.

Malisheva ishte shumë pranë golit, por që Sobowale goditi shtyllën në minutën e 45+1’.

Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk është edhe në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, pasi që Trepça ’89 gjendet në epërsi solide ndaj Drenicës.

Trepça ’89 po avancon 2:0, falë golave nga Egzon Fazliu (minuta e 2’) dhe Fatty (minuta e 30’).

Rezultatet e pjesës së parë:

Dukagjini 0:0 Malisheva

Trepça ’89 2:0 Drenica.

Back to top button