Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në Shqipëri

Në kryeqytet votuan 47,85% e qytetarëve

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në Shqipëri në nivel kombëtar kanë marrë pjesë në votime rreth 43,88 përqind e qytetarëve.

Sipas të dhënave nga komisionerët në Berat kanë marrë pjesë 41,27 përqind e votuesve, ndërsa në Durrës rreth 39.05 përqind.

Në Elbasan kanë votuar rreth 44.58 përqind e qytetarëve, ndërsa në Fier 49,31 përqind.

Zgjedhësit në Gjirokastër i janë përgjigjur të drejtës së votimit me rreth 41,53 përqind, ndërsa në

Korçë rreth 47,19.

Në qarkun e Kukësit dalja e qytetarëve në votime është raportuar në mbi 53,21 përqind, ndërsa në Lezhë 44,55 përqind.

Në Shkodër kanë votuar mbi 40.85 përqind e personave me të drejt vote, ndërsa në Vlorë rreth 35,9 përqind.

Në kryeqytetin shqiptar Tiranë, dalja e votuesve është shënuar në rreth 47.85 përqind.

Back to top button