Plagët tona: Për 3 vjet vetëm 10 aktakuza për krim të organizuar!?

Hoxha-Zhuja: Gjykatat nuk kanë caktuar seanca në formë konsistente ndaj të akuzuarve.- Arifi: Pandemia ka ndikuar në kryerjen e këtyre lëndëve
Nga qershori i vitit 2019-të e deri në gusht të këtij viti në gjykatat e Kosovës janë dorëzuar vetëm 10 aktakuza për krim të organizuar, ndërsa këto organe të drejtësisë kanë arritur që të trajtojnë numër të vogël të këtyre lëndëve. Kështu u tha në konferencën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike me temën “Trajtimi i rasteve të krimit të organizuar nga ana e prokurorisë dhe gjykatave për periudhën qershor 2019 – gusht 2021”./21Media

Back to top button