Shkodran Nikçi jep detaje për rastin në Deçan

(Lajm i përditësuar)


Shkodran Nikçi jep detaje për rastin në Deçan

Zëdhënësi i Prokuorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në një lidhje direkte për RTV21 dha detaje lidhur me rastrin e plagosjes së tre personave në Deçan. Ai tha se tre persona janë plagosur dhe një person i dyshuar është arrestuar.

‘’Ne e kemi këtë çështje pune pas mesnatës në një lokal në Deçan ka ndodhur një rast ku janë plagosur tre persona nga një person i dyshuar.  Në këtë rast ka intervenu një zyrtar policor, i cili e ka autorizu personin e dyshuar dhe për fat të mirë i njëjti është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes, menjëherë ka dal Policia e Kosovës ndihmë, teknika edhe njëkohësisht prokurori i krimeve të rënda. Personi i dyshuar është arrestuar dhe tre personat e tjerë janë dërguar menjëhërë në tretmant mjeksorë dhe dy nga të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe njëri është i nacionalitetit shqiptarë, i cili ka qenë bashkë me ta dhe është avokat’’tha ai ndër të tjera.


Plagosen tre persona në Deçan nga të shtënat me armë

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Deçan. Lidhur me këtë është arrestuar një person

Këtë për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”, tha ai.

“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

Back to top button