Plagoset 46-vjeçari në Tiranë

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në Tiranë. Policia njoftoi se ngjarja ka nodhur rreth orës 19: 15 në afërsi të kryqëzimit të Bathores.

“Më 2.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46-vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Bëhet e ditur se Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve./21Media

Back to top button