Plagoset aksidentalisht një polic në një poligon në Novobërdë

Një zyrtar policor është plagosur me armë zjarri nga një i mitur të dielën në një poligon të gjuajtjes në Novobërdë.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zyrtari i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas hetimeve të para Hashani bënë të ditur se zyrtari policior që është plagosur është 21 vjeqar dhe i njëjti është trasportuar në QKUK.
Ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025 rreth ores 19:12 në fsh. Pasjak – Novobërdë ne poligonin e gjuajtjes ,,Target’’ , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri . Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe I njejti është transportuaar për QKUK- Prishtinë. Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhë kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë”, bënë të ditur Hashani. /21Media