Plagoset me armë zjarri një 23 vjeçar

Një 23-vjeçar është plagosur në rrethana ende të paqarta në Theth, Shkodër.
Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 23 vjeçar që është jashtë rrezikut për jetë dhe në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se në momentin që 23 vjeçari Harusha po lëvizte me mjetin e tij  ”Furgon”, disa persona i kanë dalë para dhe kanë zbrazur karikatorët. Fatmirësisht plumbat e kanë prekur në pjesën e krahut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Back to top button