Plagoset me armë zjarri një person në Lipjan, arrestohen tre të dyshuar

Një person është plagosur me armë zjarri, të martën në Lipjan.

Në raportin 24 orësh thuhet se i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrjen e policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se në lidhje më këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Policia rastin e ka cilësuar “Vrasje në tentativë”, ndërsa është duke u hetuar./21Media

Back to top button