Plagoset një 19-vjeçar në Istog

Një 19 vjeçar dyshohet se është plagosur në orët e para të mëngjesit në Vrellë të Istogut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth 02:20, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit që një person po trajtohet si pasojë e plagosjes. Ai tani gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar si ‘Mbajtje nën pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”, ka thënë ai./21Media