Plagoset një 33-vjeçar në Gjilan, arrestohet një i dyshuar

Një 33-vjeçar ka marrë plagë trupore si pasojë e të shtënave me armë zjarri në  Gadish të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:10.

“Më datën 24 dhjetor 2023, rreth orës 13:10, kemi pranuar informacion se fshatin Gadish, komuna e Gjilanit, një person i moshës rreth 33-vjeçare është plagosur me armë zjarri. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmani.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Osmani.

Back to top button