Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një 36 vjeçar

Një person i plagosur është paraqitur sonte për mjekim në spitalin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, para pallatit të tij, ku dyshohet se shtetasi D. H., 36 vjeç, është plagosur në dorë me armë zjarri.
Sipas dëshmive, 36-vjeçari ka ikur më vrap për t’i shpëtuar plumbave deri te marketi, ndërsa automjeti është larguar pa mundur që ta arrinte qëllimin e saj.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.
“Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij,  dyshohet  se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi  D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.” – bën me dije policia.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button