Plagoset një e mitur në Gjakovë pas gjuajtjeve me armë

Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë ka mbetur i plagosur një fëmijë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një person ka shtënë armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj, derisa thuhet se viktima ka qenë kalimtare rasti, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK

Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë, dhe si pasoj, një kalimtare rasti viktima femër kosovare e mitur është qëlluar nga një predhë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport./21Media

Back to top button