Plagoset një gazetar në Kiev

Një gazetar i Fox News të Amerikës është plagosur teksa raportonte jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Duke njoftuar lajmin drejtpërdrejt në transmetim, John Roberts, tha se ka “shumë pak detaje, por ekipet në terren po punojnë sa më shumë që të munden për të mbledhur më shumë informacion” mbi atë që ka ndodhur”, raporton BBC
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, kishte thënë më herët se një gazetar perëndimor ishte plagosur sot dhe se për të po kujdesen mjekët ukrainas.
Kujtojmë se gazetari dhe regjisori amerikan Brent Renaud, 50 vjeç, u qëllua dhe u vra në qytetin ukrainas të Irpin, ndërsa punonte në rajon.
Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital./21Media

Back to top button