Plagoset një grua në Prizren

Policia ka njoftuar se një grua është plagosur të enjten në mesditë në Prizren nga një predhë e kalibrit të panjohur.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Një femër dyshohet se ka pësuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë./21Media