Plagoset një grua në Suharekë, arrestohen tre të dyshimtë

Një grua është plagosur në Suharekë si pasojë e të shtënave me armë sot (30.08.2024) , rreth orës 02:05 pas një zënke, njofton policia për portalin rtv21.tv.
“ një person i shoqëruar edhe nga dy shokë , nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënē me armë zjarri nē drjetim të lokalit. Si pasojë një femër ështē plagosur në këmbë nga plumbi dhe 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat etj”.
“Të dyshuarit janë larguarnga vendi i ngjarjes menjëherë. Patrulla policore sapo e ka marr informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjitur të gjitha njësits përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë. Policia ka punuar me përkushtim dhe pa ndal derisa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar. Dy të dyshuar meshkuj , (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç ) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt. “, vijon njoftimi.
Po ashtu bëhet e ditur se është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës./21Media