Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një person në Drenas

Një person është plagosur të hënën rreth orës 19:00 në Drenas. Policia njofton se dyshohet se ai është plagosur nga një person i panjohur.

“Gllogoc / 13.10.2025 – 19:00.Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF Drenas pasi I njëjti kishte marr plagë në këmbë dyshohet nga arma e zjarrit nga një person I panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin rast është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve. Viktima me pas është dërguar në QKUK për vazhdim te tretmanit mjekësor.”, thuhet në njoftim./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button