Plagoset një person në fshatin Sharban të Prishtinës

Një person është plagusr sot rreth orës 14:30 në fshatin Sharban në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tve a konfirmuar zëdhënësi i i Policisë së për Prishtinën, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai./21Media

Back to top button