Vdiq personi që u plagos në Mitrovicë

(Lajm i përditësuar)
Vdiq personi që u plagos në Mitrovicë
Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare personi i cili u plagos sot në Mitrovicë.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi mjeku kujdestar, Naser Sya.
Plagoset një person në Mitrovicë
Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 09:42 në Mitrovicë.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit për portalin rtv21 tha se rasti ka ndodhur në rrugën Fatmie Hetmi dhe i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
“Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha ai./21Media