Plagoset një person në Prishtinë

Sonte është plagosur një person me armë zjarri në Prishtinë

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani,i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:34, në rrugën “Perandori Justinjan” në Prishtinë.

“Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime, për një plagosje të një personi nga një i dyshuar, i cili është i njohur për policinë”, theksoi Kelani.

Nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe as identiteti i tij.

Back to top button