Plagoset një person në Veternik

Arrestohet një i dyshuar

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen Veternik të Prishtinës, shkruan rtv21.tv

Viktima i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik -Prishtinë. Njësit Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para nga tereni vimtima i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia e Kosovë ka arritur që të arrestojë një person të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë zjarri.

“Lidhur me rastin e plagosjes policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”,  ka thënë Flora Ahmeti./21Media

Back to top button