Policia jep detaje nga grabitja në Suharekë, të dyshuarit grabitën një sasi të konsiderueshme të arit.

(Lajm i përditësuar)
Policia jep detaje nga grabitja në Suharekë, të dyshuarit grabitën një sasi të konsiderueshme të arit.
Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një sasi të konsiderueshme ari nga një argjendari sot pasdite në Suharekë, me ç’rast ka ardhur edhe deri te shkëmbimi me armë zjarri me polici, ku një polic ka marrë plagë të lehta.
Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.
“Një polic është i lënduar në këmbë dhe një pjesëtar tjetër i policisë u është kundërpërgjigjur (të shtënave) drejt personave te dyshimtë. Këta të fundit janë larguar me një veturë. Për momentin nuk ka të arrestuar”, tha ai.
Sipas Alija, personat në fjalë kanë arritur të grabisin një sasi të konsiderueshme të arit.
Plagoset një polic në Suharekë, Policia jep detaje për RTV21
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për portalin rtv21.tv ka thënë se polici i plagosur në Suharekë është jashtë rrezikut për jetë.
”Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka treguar se një argjentari në Suharekë ka qenë cak i një grabitje me armë, nga 4 persona të dyshuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Grabitet një argjentari në Suharekë, plagoset një polic
Policia e Kosovës ka njoftuar se një argjentari në Suharekë ka qenë cak i një grabitje me armë, nga 4 persona të dyshuar.
Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka treguar se në momentin kur Policia ka arritur në vendin e ngjarjes është sulmuar me armë nga të dyshuarit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një zyrtar i i Policisë.
”Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një vetuë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur ,ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?