Plagosja me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, dy të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes

(Lajm i përditësuar)


Plagosja me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, dy të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmë në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

I plagosuri është dërguar në QKUK, ndërsa për dy të dyshuarit e këtij rasti, policia tha se kanë ikur nga vendi i ngjarjes,

Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rr. Isa Boletini  Prishtinë 21.02.2025-19:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh.

Për gjendjen e të plagosurit mbrëmë kanë folur nga QKUK-ja.

Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.


Një i plagosur nga të shtënat në Prishtinë

Një person ka marrë lëndime si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Për rtv21.tv zëdhënësja e policisë së rajonit për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /21Media

Back to top button