Plagosja në Veternik- Grabitësit e dogjën veturën dhe ikën

Një person, punëtori i një kompanie të sigurimit, ka mbetur i plagosur në grabitjen që ndodhi sot në hapësirat e jashtme të një qendre tregtare në Prishtinë.

Cak kishte qenë automjeti transportues i cili barte para.

Nuk dihet ende nëse të grabitësit arritën të marrin ndonjë gjë.

RTV21 mëson vetura e cila është përdorur për grabitje është djegur dhe të dyshuarit kanë ikur me një veturë tjetër./21Media

Back to top button