Plagosje me armë në Deçan

I plagosuri është dërguar në spital

Një person është plagosur në fshatin Isniq të Deçanit, pas një mos marrëveshjeje që kishte me një person tjetër, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa në vend-ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të pistoletës”, raporton policia.

Megjithatë, personi i dyshuar gjendet në arrati, por sipas policisë rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button