Plane për plazh? Ja si ndryshon moti gjatë fundjavës

Fundjava në Shqipëri pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Përgjatë majave të male në orët e pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë./oranews

Back to top button