Planet e projektet për Gjilanin temë e takimit të Kurtit me Hysenin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Planet e projektet për Komunën e Gjilanit ishin tema e këtij takimi.
Hyseni e njoftoi kryeministrin me dinamikën e punës gjatë këtyre katër muajve të parë në qeverisje të Komunës. Ai theksoi përkushtimin drejt plotësimit të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.
Kryeministri tha që Gjilani, si kryeqendër e Anamoravës, ka potencial të madh zhvillimor. Ndërsa duke biseduar për rëndësinë e tërheqjes së investimeve nga mërgata e madhe e Gjilanit, kryeministri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje nga qeveria qendrore.
U bisedua për vendimin e mbledhjes së sotme për projektin “Zhvillimi i ujërave të zeza në Gjilan”, gjegjësisht miratimin e nismës për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për këtë projekt./21Media

Back to top button