Planeti që kundërmon erë vezësh të kalbura

Shkencëtarët në Universitetin John Hopkins në Shtetet e Bashkuara përdorën të dhëna nga teleskopi hapësinor James Webb për të studiuar ekzoplanetin e njohur si HD 189733 b, një gjigant gazi me madhësinë e Jupiterit.

Dhe ata zbuluan se atmosfera e planetit përmban gjurmë të sulfurit të hidrogjenit, molekulës përgjegjëse për erën karakteristike të vezëve të kalbura dhe gazrave të çliruara nga njeriu.

Ka temperatura përvëluese prej rreth 1000 °C dhe shi të bërë prej xhami (për shkak të afërsisë me diellin dhe për shkak se në thelb përbëhet nga gazra) me erëra më shumë se 8000 km në orë, përcjell portali rtv21.tv

“Pra, nëse hunda juaj mund të funksiononte në 1000°C, atmosfera do të kishte erë si vezë të kalbura,” tha Dr. Guangwei Fu, astrofizikani i Johns Hopkins që drejtoi kërkimin.

HD 189733b është vetëm 64 vite dritë nga Toka dhe është “Jupiteri i nxehtë” më i afërt që astronomët mund të vëzhgojnë duke kaluar përpara yllit të tij. Kjo e ka bërë atë, që kur u zbulua në vitin 2005, një referencë për studime të hollësishme të atmosferave ekzoplanetare, shpjegoi Fu.

Eksoplaneti është rreth 13 herë më afër yllit të tij sesa Mërkuri me Diellin dhe duhen rreth dy ditë tokësore për të përfunduar një orbitë./21Media

Back to top button