Plani i BE-së për rritje të Ballkanit Perëndimor, sa do të mund të përfitojë Kosova?

Fondet e planit të rritjes së BE-së në vlerë gjashtë miliardë euro do të jenë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor vetëm pasi ato të zbatojnë disa reforma.
Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se Kosova do të përqendrohet në projektet infrastrukturore dhe hekurudhore, në reformën e sistemit arsimor si dhe reformën e digjitalizimit.
Nga gjashtë miliardë euro nga plani i BE-së, 4 miliardë janë kredi dhe 2 miliardë janë grante të pakthyeshme. Por sa do të përfitojë Kosova nga këto mjete?
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se ndarja e mjeteve është e ndërlidhur me projektet që do të ofrojnë vendet.
“Eksitojnë parametra dhe indikator të ndryshëm që ndikojnë më ndarjen e mundësive për shfrytëzim. Mekanizmi kyç për absorbimin e këtyre fondeve janë biznis plane dhe studime të fizibiliteti. Sa me shumë që te jemi aktiv në në hartimin dhe argumentimin përmes parametrave ekonomik, mundësitë janë të mëdha.. nuk ka kuota të caktuara me përqindje……..por defitivisht financohen projekte dhe arsyeshmëria e tyre… digjitalizmi për Kosovën s’ka alternativë mbështetja e sektorit privat ne veçanti për ndërkombëtarizimin dhe përmbushje të standardeve të kualiteteve të cilësisë duhet të jenë prioritet dhe mbi të gjitha të kuptohet rëndësia e tregut të përbashkët rajonal jo vetëm në aspektin teorik por edhe praktik”, tha Gërxhaliu për RTV21.
Edhe drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani, thotë se financimi nuk është proporcional për çdo vend dhe se ai ndërlidhet me nivelin e reformave që do t’i bëjnë vendet si dhe projektet.
“Financimi nuk është proporcional për cdo vend ato janë të ndërlidhura me nivelin e reformave që cdo vend e bënë…gjysma e këtyre financimeve 3 miliardë parashihet si mbështetje e drejtpërdrejt të buxheteve të qeverive … pjesa tjetër …për të cilat duhet të kemi projekte në mënyrë që t;i përfitojmë s’ka një limit se sa do t’i përfitojë Kosova në këtë rast por varet prej përformancës së qeverisë në procesin e reformimit por edhe të tjerëve akterë përfshirë sektorin privat për me disajnu projekte që përfshijnë këto korniza. Esencialisht vendet duhet të jenë të përgatitura të disajnojnë, bëjnë përpjekje që përshpejtojnë reformat në administratë dhe projekte të qeverisjes dhe projekte tjeta infrastrkturore dhe projekte tjera në sektrorin privat”., tha ai.
Kryeministri Kurti një ditë më parë tha se kanë dorëzuar një listë të reformave për Planin e Rritjes tek BE-ja, derisa bëri të ditur se janë duke përgatitur një listë të projekteve./21Media