Plani i Mytaher Haskukës për punësimin e të rinjve në Prizren
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në RTV21 ka treguar planin që ka për punësimin e të rinjve në Prizren.
Ai ka thënë se puna e tyre është bazuar në tre sektor: prodhimtaria, bujqësia dhe turizmi.
Të dielën (14 nëntor) në balotazh për kryetar të Prizrenit janë: Mytaher Haskuka nga LVV dhe Shaqir Totaj nga PDK.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor në Prizren, kandidati i LVV-së Mytaher Haskuka ka marrë 40,41% të votave, kurse Shaqir Totaj nga PDK-ja ka siguruar 31,36 %./21Media