Plani i Rritjes i BE-së, kushtëzimi i Kosovës dhe Serbisë me normalizim të marrëdhënieve

Kushtëzimi i Kosovës dhe Serbisë me normalizim të marrëdhënieve për përfitim të fondeve nga Plani i Rritjes i BE-së po ngre pikëpyetje se a do të mund të përfitojë Kosova nga ky plan. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e sheh si të panevojshëm një kushtëzim të tillë duke thënë se Kosova çdo herë është treguar palë konstruktive në procesin negociues. Opozita ndërkaq vlerëson se nëse Kosova nuk i gëzon këto fonde të BE-së për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve me Serbinë do të ishte dëm i madh ekonomik, social e politik për vendin.
Mbi 900 milionë euro është shuma që Kosova pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, por që për të përfituar nga ky fond i kërkohet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, kusht ky i njëjtë edhe për shtetin fqinjë.
Këtë e potencoi së fundit edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Kosovë.
Për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, një kushtëzim të tillë për Kosovën nuk është nevojshëm, pasi siç thuhet, ajo është palë konstruktive në dialogun me Serbinë.
“Normalisht që Kosova aspiron të përfitojë nga fondet e be për të vazhduar tutje me proceset integruese me zhvillimin e shumë projekteve që ndërlidhen me proceset integruese dhe kështu të përfarohemi sa më shumë me standardet qe be po aplikon. Kosova është palë konstruktive palë e cila i adreson në mënyrën e duhur të gjitha dakordimet…nuk mendoj se Kosovën duhet ta kushtëzojë nga përfitimi i fondeve të tilla e dimë që Serbia është palë konstruktive….dhe në këtë pikë nuk shoh ndonjë nevojë që Kosova të jetë e penalizuar për shkak se Serbia se dëshiron normalizimin”, tha Driton Hyseni nga Vetëvendosje.
Edhe partitë opozitare e shohin si të padrejtë kushtëzimin me normalizim të marrëdhënieve me Serbinë për përfitimin e fondeve të BE-së.
Në PDK thonë se nëse Kosova nuk i gëzon këto fonde të BE-së për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve me Serbinë do të ishte dëm i madh.
“Kushtet që BE-ja po i paraqet direkt kanë ndikim në ekonoik jne te papranueshme s’duhet të ndodhin. Dhe nuk do duhej që për politika të përkohshme ditore të një qeverie të caktuar te kushtëzohemi. Nëse Kosova si gëzon këto fonde është dëm i madh ekonomik social por edhe politik”, tha Ferat Shala nga PDK.
Në AAK ndërkaq, thonë se qeveria duhet t’i kryejë obligimet e saj nga procesi i dialogut në mënyrë që t’i përfitojë fondet nga plani i rritjes i BE-së.
“Sa i përket BE-së dhe fondeve ete be Kosova duhet ti gatshme ti pranojë por në anen tjetër të jetë e mundshme që mos të hyjë në rrugë pakthim e sidomos kur ata e kanë si kriter normalizim me Serbinë ne duhet t’i kryejmë obligimet tona si qeveri e ks dhe pastaj be te jete e gatshme te ofroj shumen qe e ka caktuar për Kosovën. Mendoj që është e padrejtë që Kosovës t’i vihen kritere që si kanë vendet e tjera të Ballkanit por ja që ne gjendemi në një dialog dhe ne duhet të përfitojmë nga ky dialog edhe duke mbrojtur sovranitetin por edhe duke mare fondet nga BE-ja”, tha Pal Lekaj nga AAK-ja.
Ish-diplomati, Blerim Canaj, ndërkaq vlerëson se kushtëzimi me normalizim të marrëdhënieve për përfitim të fondeve të BE-së është një formë presioni ndaj palëve.
“Kushtëzimi është gjithmonë një far presioni. Po do ta pengoj por në anën tjetër tnëse ndalen ato fonde dhe i merr Serbia pse do duhej të ishte atëherë BE-ja apo anasjelltas kushto është që nëse bllokohen fondet bllokohen për të dyja vendet”, tha Canaj për rtv21.
Plani i Rritjes i BE-së do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të buta./RTV21/21Media