Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin, Kosova parashihet të përfitojë rreth 950 milionë euro

Rreth 950 milionë miliardë euro është shuma që Kosova pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor i cili ka vlerën 6 miliardë. Por kushtëzimi i Kosovës dhe Serbisë me normalizim të marrëdhënieve ngre pikëpyetje se a do të mund të përfitojë Kosova nga ky plan. Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, nuk sheh ndonjë pengesë në këtë drejtim pasi që siç thotë Kosova është e përkushtuar për paqe në Ballkanin Perëndimor. Opozita ndërkaq e sheh si problematike thithjen e fondeve të BE-së me këtë kushtëzim. Në Odën Ekonomike të Kosovës thonë se pengesë për përfitim nga ky plan mund të jetë vetëm mospërmbushja e detyrave si shtet.

Fondet e planit të rritjes së BE-së në vlerë gjashtë miliardë euro do të jenë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor vetëm pasi ato të zbatojnë disa reforma. Ndryshe nga vendet e tjera, për Kosovën dhe Serbinë si kusht shtesë është vendosur normalizimimi i marrëdhënieve mes tyre.
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, nuk sheh ndonjë pengesë për përfitimin e fondeve nga ky plan me kushtëzimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Sipas deputetit Armend Muja, Kosova do të jetë një nga përfitueset më të mëdha të këtij plani, me rreth 950 milionë euro.

“Pres që Kosova të jetë një nga përfitueset më të mëdha në këtë proces sepse krejt synimi i planit është që të arrihet konvergjenca ekonomike si në të ardhura por edhe të dyfishohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Flitet që Kosova mund të ketë një potencial rreth 1 miliardë euro nga ky plan. Digjitalizimi i infrastrukturës, transaksione më të shpejta financiare, si dhe investimet kyce në reformën e administratës besoj se janë të rëndësishme për Kosovën,. Nuk e besoj( se kushtëzimi do të jetë pengesë sepse ne si Kosovës jemi të interesuar që të kemi paqe në Ballkanin Perëndimor”, tha Muja.
Por ndryshe mendon deputeti i PDK-së Ferat Shala.

Sipas tij, mungesa e progresit drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë mund ta pengojë Kosovën në përftimin e fondeve të BE-së dhe jo vetëm.

“Fondi është jashtëzakonisht interesant dhe i domosdoshëm ne Bp por me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet ne Bruksel ne Kosovë dhe rajon definitivisht do te kemi problem në zbatimin dhe ndarjen e këtij fondi problem është sepse parimisht Serbia është ajo që ka qenë dhe mbetet problem kryesor në BP ne i kemi obligimet dhe përgjegjësitë tona ne do te duhej ne vend të parë duhet të punojmë dje fa bindin Evropën se nuk i meritojmë sanksionet qe i kemi sepse pa u hequr nuk mund te përfitojmë fonde tjera pra ne duhet t’i kryejmë detyrat tona me përgjegjësi të plotë me bashkëpunim vendor dhe ndërkombëtar në mënyrë që ne ta bindim BE-në që jemi në rrugën e drejtë me kërkesa të drejta”, tha Shala.

Në Odën Ekonomike të Kosovës ndërkaq, vlerësojnë se pengesë për përfitim nga Plani i rritjes së BE-së mund të jetë vetëm mospërmbushja e detyrave shtetërore.

“Kosova sipas numrit te popullsisë Kosova parashihet të përfitojë afër 1 miliardë pra mbi 900 milionë euro. Ky është një plan plan shumë konkret me hapa të qartë edhe me rregulla të lojes shumë të qarta që cdo shtet duhet t’i përmbahet në mënyrë që ë përfitojë nga ky plan. Për Kosovën dhe Serbinë është nëj kusht kusht që duhet bërë progres ne fialog por qëllimi i tërë planit është qe ks ti plotësojë standardet kriteret qe kërkohen qe një dite te bashkëngjitet be kështu qe ketu përfitojnë institucionet e vendit përfitojnë bizneset ekonomia e ks por me shumë qytetarët. Pengesë nuk shoh, duhet të jemi të kujdesshëm qe t’i përmbushin detyrat tona ne këtë rast s’mund t’i bllokosh te tjerët por vetëvetën dhe shuma që t’i nuk e shpenzon nuk mundesh me konsumu ajo shumë i ndahet vendeve t tjera prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm t’i përmbushim detyrat tona që shumën e mjeteve t’i shpenzojmë për investime në Kosovës”, tha Rafuna.

Plani i Rritjes do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme./RTV21/21Media

Back to top button