Kaloni te përmbajtja kryesore

Plasin grushtet në Pallatin e Drejtësisë

Një zyrtar i Pallatit të Drejtësisë është arrestuar. Sipas Policisë është arrestuar një referent pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht administratorin në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:10, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh nuk ka bërë të ditur shkakun e kësaj përplasjeje, duke e cilësuar rastin si “sulm ndaj personit zyrtar”, ndërkaq ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button